Fermerët e bashkisë Vau Dejës protestuan sërish këtë radhë pranë drejtorisë rajonale të bujqësisë në Shkodër për shkak se nuk kanë përfituar nga skema e subvencioneve të naftës. Kësaj proteste iu bashkuan edhe deputetët e PD të qarkut Shkodër Zef Hila, Greta Bardeli dhe Emilia Koliqi. Deputeti Hila akuzoi se nafta është shpërndarë në mënyrë abuzive ndërsa i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë.
Përgjegjësi i bujqësisë Ylvi Shima hodhi poshtë këto akuza.
Ndërkohë deputetja e PD Emilia Koliqi tha se si është e mundur që nga 7 mijë fermer të qarkut Shkodër kanë aplikuar jo më shumë se afro 2200 fermerë dhe shumë prej tyre janë skualifikuar.
Pas debateve në drejtorinë rajonale të bujqësisë, deputetët e PD iu bashkuan protestës së fermerëve të Vau Dejësit.