Mungesa e fuqisë punëtore është kthyer në një problem shqetësues për fermerët e bimëve medicinale në Malësinë e Madhe. Hysni Ligataj përgjegjës i sektorit të ekstensionit bujqësor në Shkodër shprehet se forca punëtore ka emigruar ndaj fermerët e Malësisë së Madhe janë të detyruar të marrin punëtor nga zona të tjera.
Mungesa e punëtorëve ka bërë që një pjesë e fermerëve të blejnë makineri të ndryshme për korrjen e të mbjellave. Përgjegjësi Ligataj thotë se jo të gjithë e kanë të mundur këtë gjë për shkak të kostos.Korrja e mekanizuar ka disa avantazhe.
Kohët e fundit në Shqipëri mungesa e forcës punëtore ka përfshirë të gjitha llojet e profesioneve dhe shkaku kryesor sipas ekspertëve mbetet emigracioni i lartë.