Fermerët e bashkisë Vau Dejës kanë depozituar në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Shkodër padinë kudnër kryetarit të bashkisë Vau Dejës Mark Babani dhe Eranda Selmanaj, drejtore e përgjithshme e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural për shpërdorim detyre. Fermerët thonë se fitues të skemës së subvencionit janë shpallur punonjës të bashkisë, familjarë të tyre dhe persona të cilët nuk banojnë në këtë bashki.

Fermerët e bashkisë Vau Dejës kanë zhvilluar dy protesta pasi nuk u shpallën fitues së skemës së subvencionit të naftës, por institucionet nuk morën parasysh asnjë nga kërkesat e tyre. Të gjendur në këtë situatë, ata depozituan padinë kundër kryebashkiaut Mark Babani dhe drejtores së AZhBR Eranda Selmanaj dhe kërkojnë drejtësi nga organet më të larta.

 

Artikulli paraprakNDRYSHIMET NË KABINETIN QEVERITAR, BAJRAM BEGAJ DEKRETON PROPOZIMET E RAMËS
Artikulli tjetërMANASTIRLIU: MË SHUMË INVESTIME DHE PERSONEL PËR SPITALIN