Disa banorë të bashkisë Vau Dejës që u përmbytën pak kohë më parë nga një stuhi e fortë që përfshiu qarkun Shkodër kanë protestuar. Banorët shprehen se dëmet janë të mëdha dhe se deri më tani bashkia Vau Dejës nuk ka ndërhyrë bashkë me emergjencat civile për t’i mbrojtur nga rreziku i vazhdueshëm i përmbytjeve.

Banorët thonë se duke qenë se dimri është përpara janë sërish të rrezikuar nga përmbytjet.

Të rrezikuara nga përmbytjet në Vau Dejës është lagja pranë hidrocetralit dhe lagja Kinoklub nga një përrua i zonës duke shkaktuar gërryerje të tokës ndërsa shkak sipas banorëve është edhe mospastrimi i kanaleve kulluese.

Artikulli paraprakTË RINJTË AKSION PASTRIMI NË SHIROKË
Artikulli tjetërRRJETA NË LUMIN DRIN NË LEZHË