Gjatë bashkëbisedimit me fermerët në Skrapar, Ram është përballur me një serë kërkesash nga banorët, siç ishte për shembull edhe mungesa e energjisë elektrike.
Përballë këtyre kërkesave, Rama u ka thënë fermerëve se nuk mund të bënte magji që të rregulloheshin gjërat për tre vite.
Fermeri: Dritat ikin. Nuk është investuar për 20 e ca vite. Nuk kemi as rrugë dhe shelegun e çojmë me mushkë në Pazar.
Rama: Mos me dini gjë magjistar ju mua që i bëj gjërat me një të levizur të gishtit? Si të ta bëj une rrugën për tre vite kur nuk është investuar për 20 e ca vite.
Rama: Çfarë kultivon ti?
Fermeri: Merrem me dhi
Rama: Epo s’ma ha mëndja mua se sa del keci i fut duart për t’i mjelë qumështin. Apo jo? Se ju merreni me këtë punë nuk merreni me portale që merrni rroga të larta dhe bëni analiza të qeverisë nga lokalet e Tiranës.