Mbjellin dhe shpesh here nuk korrin prodhimin.Ky është shqetësimi i fermereve të Torovicës në Lezhë.Stina e reshjeve ka shtuar friken e përmbytjeve në këtë zonë.Fermeret thonë se është punuar në hapjen e kanaleve kulluese, por ndërhyrja nuk jep garanci për shmangien e përmbytjeve.
Niveli i tokës ka rënë dhe hidrovori i Balldrenit që evadon ujerat e Fushës së Torovicës ka dalë thuajse jashtë funksioni.Në këtë kushte kërkohet ndërtimi i një hidrovori të ri.
Deri disa vite më parë Torovica ka qenë një ndër zonat me rendiment mjaft të lartë në bujqësi, por përmbytjet në dimer dhe mungesa e vaditjes në vere ka detyruar shumë fermere që të heqin dore nga ky sektor dhe ta lënë token pa punuar.