EDHE PSE U ËSHTË PREMTUAR NGA QEVERIA ENDE NUK ËSHTË BËRË ASGJË. Ende asnjë hap nuk është bërë për të ndërtuar pikat e grumbullimit për fermerët e Qarkut Shkodër. Komuna Gruemirë është një prej të cilave ka një numër të madh fermerësh në të cilën mungojnë pikat e grumbullimit.
Që para një viti ministri i bujqësisë Edmond Panariti në një takim me fermerët në drejtorinë rajonale të Bujqësisë pati deklaruar se duhen ndërtuar pikat e grumbullimit Një vit pas kësaj deklarate është sërish ministri i bujqësisë Panariti që kësaj here nga Puka foli për pikat e grumbullimit. Edhe pse vit pas viti flitet e premtohet shumë konkretisht ende nuk është bërë asgjë. Pikat e grumbullimit vazhdojnë të mungojnë dhe fermerët thonë se dëmi që u shkaktohet është i madh. Fermerët e Qarkut Shkodër vazhdojnë të kenë shumë probleme ku kryesoret mbeten mungesa e infrastrukturës dhe mungesa e tregut për të shitur prodhimet.