Fermerët e qarkut Shkodër nuk kanë marrë asnjë subvencion sa i përket qumështit.
Edhe pse janë shpallur fitues pas aplikimeve në drejtorinë rajonale të Bujqësisë, kryetari i sindikatës Ndue Marku thotë se kërkohet një faturë me tvsh që baxhot e vogla nuk e kanë ndërsa të mëdhatë nuk e lëshojnë.As sa i takon blegtorisë, konkretisht krerëve të bagëtive nuk është bërë asnjë subvencion.Fermerët janë të zhgënjyer dhe kërkojnë të subvencionohen.Shkodra është ndër qarqet që ka një numër të madh të përfituesve nga subvencionet që jep ministria e bujqësisë ndaj fermerët e këtij qarku kërkojnë të gjehet një zgjidhje ose në të kundërt do të nisin protestat.