Fermerët e Qarkut Shkodër vijojnë që të përballen me vështirësitë për mospërfitimin nga subvencionet për shkak të mungesës së çertefikatës së pronësisë nga ana e tyre.
Mustaf Kraja Drejtori Rajonal i Agjencisë së Eksensionit Bujqësor thotë se pajisja e fermerëve me këtë dokumentacion është përgjegjësi e pushtetit vendor
Kur po bëhen tre dekada nga miratimi i ligjit 7501 mbi ndarjen e tokës bujqësore, një pjesë e konsiderueshme e fermerëve në Qarkun e Shkodrës nuk janë pajisur me çertifikatën e pronësisë.
Kjo për shkak të refuzimit që ata i kanë bërë këtij ligji, një pjesë dhe për mungesë dokumentacioni , teksa i penalizon ata që të përfitojnë grante të ndryshme.