Fermerët e Vau Dejësit të cilët protestuan pranë drejtorisë rajonale të bujqësisë shprehen se ata ende nuk kanë përfituar nga skema e subvencioneve të naftës gjë e cila i dëmton shumë.

Marjana Nikolli është një tjetër fermere e cila ka aplikuar për dy parcela dhe tek njëra është konfirmuar ndërsa për parcelën tjetër ende edhe pse thotë se disponon dokumentacionin përkatës.

Isa Muriqi është një fermer i cili pasi mori pjesë në protestën e pak ditëve më parë thotë se tashmë është njoftuar se është shpallur fitues dhe do përfitojë naftës falas në vazhdimësi.

Fermerët e Vau Dejësit do përshkallëzojnë protestat e tyre në rast se pjesa më e madhe siç pretendojnë vijojnë të mos marrin naftës falas nga skema mbështetëse e Ministrisë së Bujqësisë.

 

Artikulli paraprakSIGURIA USHQIMORE, AKU 26 PARALAJMËRIME SUBJEKTEVE
Artikulli tjetërPROMOVOHET NË SHKODËR LIBRI “EPIFANIA”