Një javë pas përmbytjeve në qarkun Shkodër një pjesë e tokave me të mbjella në fshatin Obot të njësisë administrative Ana e Malit vijojnë të jenë nën prezencën e ujit. Ndonëse prej ditësh nuk ka pasur reshje shiu uji akoma nuk është tërhequr plotësisht nga tokat duke vijuar t’i dëmtojë edhe më shumë. Sipas fermerëve kjo gjë ndodh pasi hidrocentralet vijojnë të shkarkojnë ujë.

Fermerët tregojnë se akoma deri më tani askush nuk ka ardhur për të verifikuar dëmet e shkaktuara.

Përmbytjet e shkaktuara një javë më parë kanë sjellë dëme të konsiderueshme edhe tek shumë fermerë të tjerë në qarkun Shkodër.

 

Artikulli paraprakA DO TË MARRË PJESË PARTIA E LIRISË NË PROTESTËN E 6 DHJETORIT? META: ËSHTË MUAJI I …
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET 78- VJETORI I ÇLIRIMIT NË LEZHË