Në fshatin Darragjat, shumë pranë Urrelave jetojnë dhjetëra fermerë të cilët po përballen me vështirësitë e krijuara nga përmbytja e tokave bujqësore.
Aleks Gavoci është një prej tyre I cili zotëron rreth 40 hektarë tokë, kryesisht të kultivuar me jonxhë. Për fermerin, këto janë përmbytjet e treta që prej vitit 2010. Ai tregon disa nga vështirësitë me të cilat është përballur gjatë muajit të fundit.
Ai tregon se bazën ushqimore për bagëtitë për disa ditë e siguruar falë njësisë administrative por nëse situata përkeqësohet do të ketë sërish nevojë për ndihmë.
Fermeri zotëron tetë krerë lopë.
Për momentin stalla ëshët e mbrojutr nga uji, por nëse instensitei I reshjeve të shiut mbetet I njejtë, ai do të jetë I detyruar t’I transportojë ato tek të afërmit në Bërdicë, sit ë vetmen mënyrë për ti shpëtuar nga uji.