Serat me te mbjella të cilat u përmbyten një javë më parë ishin e vetmja mënyrë për të sigurar jetesën për shtetasin Bilal Gjorreta dhe bashkëshorten e tij Agimen. Rreth 2 dynym tokë të mbjella me perime të ndryshme janë dëmtuar duke lënë në mëshirë të fatit dy të moshuarit.
Fermeri tregon se të rinjtë largohen nga fshati Trush pasi është mënyra e vetmë për një jetë me të mirë.
Të shumtë janë shtetasit shqiptarë të cilët largohen çdo ditë nga Shqipëria në kërkim të një jetë më të mirë. Edhe për dy të moshuarit duket se zgjidhja e vetme ka mbetur emigracioni.