Kujtim Plangaj është një fermer nga fshati Drisht pjesë e njësisë administrative Postribë i cili merret me kultivimin e ullinjve dhe qepës. Në panairin artizanëve të zhvilluar në qytetin e Shkodrës fermeri ka sjellë vajin e ullirit bio të bërë nga vetë ai. Dëshira për tu mos u larguar nga vendlindja e detyroi fermerin që të merret me prodhimin e vajit të ullirit në mënyrë që të krijojë sadopak të ardhuara për familjen e tij…

Fermerët në Drisht njihen për kultivimin e qepës, gjë të cilën e bën edhe Kujtim Plangaj. Fermeri tregon se kultivimi i saj kërkon shumë punë, një punë e cila nuk shpërblehet pasi çmimi që janë të detyruar ta shesin është i ulët….

Pjesëmarrja në panairet e ndryshme që zhvillohen në qytetin e Shkodrës nga shoqata e “Artizanëve dhe Zejeve” i ka ardhur në ndihmë artizanëve dhe fermerëve për t’i njohur qytetarët me produktet e tyre.

Artikulli paraprakLAMTUMIRA PËR AKTORIN SHKODRAN ENVER HYSENI!
Artikulli tjetërKRIZA E ARDHSHME ENERGJETIKE E EUROPËS