Ky është Shkëlqim Astregu, një banor në njësinë e përmbytur të Anës së Malit. I gjithë investimi në të mbjella këtij fermeri po i shkon dëm për shkak se tokat e tij ndodhen nën ujë. Astrega thotë se janë mbi 5 milion lekë të vjetër që ka investuar në bujqësi.
Fermeri thotë se si shkak i përmbytjeve të njëpasnjëshme po mendon që të heqë dorë fare nga bujqësia sepse dëmi që shkaktohet çdo vit thuajse është i madh.
Ajo që kërkon fermeri Astregu ashtu si shumë të tjerë si ai që janë përmbytur është ndihma shtetërore.
Që nga dita e parë e përmbytjeve në zonën e NënShkodrës banorët e Anës së Malit dhe Dajçit si dy prej zonave të prekura kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve shtetërore por deri më tani janë të zhgënjyer. As për përmbytjetet e fundvitit të kaluar dëmet e shkaktuara në tokat e këtyre banorëve nuk janë vlerësuar duke mos patur shansin që të dëmshpërblehen.