Ahmet Sulejmani, perfituesi i projektit te mbeshtetur nga USAID ne Shkodër ka rrefyer zhgenjimin me te cilin eshte perballur me korrupsionin, burokracite dhe veshtiresite per te aplikuar per projekte ne qeverine Shqiptare.
Ai eshte shprehur se deri para se te gjente mbeshtetjen e USAID, donte te largohej nga Shqipëria sepse ferma qe ai disponon nuk i siguronte as kafshaten e gojes.
Nga ana tjeter ai ka treguar edhe burokracite e hasura.
Ahmet Sulejmani eshte nje nga perfituesit e projektit te financuar nga USAID, nderkohe qe ky projektet nuk do te ndalet vetem ne Muriqan por edhen e zona te tjera te qarkut te Shkodres.