Rënia e fuqisë blerëse, ka ndikuar në vështirësimin e punës për shumë fermerë në Shkodër. I tillë është edhe 70 vjeçari Mehmet Osmani në Vukatanë I cili prej shumë vitesh merret kryesisht me kultivimin e sallatës jeshile, por edhe me perime të tjera. Mehmeti se tashmë nuk ka garanci për shitjen e produkteve që prodhon në serën e tij.
Ai shton se nga shitja e perimeve në Shkodër nuk nxjerr as shpenzimet më të vogla për të mirëmbajtur serën.
Ndoshta një zgjidhje do të ishte krijimi I një tregu për shitjen me shumicë të frutave dhe perimeve që prodhohen në Vukatanë, sugjeron fermeri.
Njësoj si Mehmet Osmani janë të shumtë fermerët në qarkun Shkodër të cilët nuk përkrahen nga qeveria për të rritur aktivitetin e tyre. E vetmja mundësi e tregtimit mbetet në tregje të vogla, ndërsa një pjesë e kondiserueshme e prodhimit mbetet stok në magazina.