Jak Pemaj, është një nga banorët e fshatit Obotit të njësisë Ana e Mlait, serat e të cilit janë përmbytur. Fermeri tregon se dëmet e shkaktuara janë të mëdha ndërsa sipas tij shkarkimi i hidrocentraleve ka sjellë këto përmbytje.

Fermeri thekson se këto janë përmbytjete e treta që kalojnë dhe deri më tani askush nuk ka ardhur të inspektojë gjëndjen.Fermeri ka një apel për qeverinë që të shikojë situatën në të cilën ndodhen.

Në njesinë Administrative Ana e Malit, rruga e fshatit Oboti ka presencë uji mbi 50 cm. Aktualisht në këtë rrugë ndodhet një mjet i kalueshmërisë së lartë se bashku me 4 forca të ushtrisë. Gjithashtu ujesjellesi Oblika 1 është jashtë funksionit.

 

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, PEZULLOHET MËSIMI NË 56 SHKOLLA NË TË GJITHË VENDIN, KUSHI: S’DO BËHET MËSIM DERI NË PËRMIRËSIM TË SITUATËS
Artikulli tjetërPREFEKTJA ANGONI: SITUATA E MENAXHUESHME