Ky është Ahmet Sylejmani, një fermer nga fshati Muriqan i njësisë Ana e Malit në bashkinë Shkodër i cili ka blerë thasët me plehra kimik për ullinjtë por i kanë dalë të përziera me gurë. Fermeri thotë se këto plehra kimik që janë të importuara nuk kontrollohen nga institucionet përgjegjëse duke krijuar problem për të mbjellat e tyre.
Fermeri kërkon që këto produkte që futen në Shqipëri nga jashtë të kontrollohen në mënyrë që të mos dëmtohen ullishtet apo të mbjella të tjera që kanë nevojë për plehra kimik.
Në këtë situatë ndodhen edhe shumë fermerë të tjerë në Shkodër të cilët hasen me produkte bujqësie dhe blegtorie të cilat janë të një cilësie të dobët.
https://youtu.be/Lma34OpGjb8