Pasi rrugëtoi në 4 bashkitë e qarkut, magjia e Fest Folk 2024 zbriti në sheshin kryesor të Shkodrës, për të përmbyllur me kryeqëndrën e veriut, festën e madhe që bashkoi artistët më të mirë të veriut dhe ato të trojeve shqipfolëse.

Organizimi i këshillit të qarkut në bashkëpunim me bashkinë, solli në këtë natë në sheshin festiv, emrat e njohur të muzikës, që përcollën vlerat dhe traditat më të mira të folkut dhe këngës qytetare. Interpretime që u shijuan nga qindra qytetarë që kishin dalë në pedonalen kryesore, ndërsa vetë artistët shprehin falenderimet e tyre për këtë organizim.

Fest Folk 2024 erdhi si një organizim risi i këshillit të qarkut, në bashkitë Vau Dejës, Malësi e Madhe, Pukë – Fushë Arrëz dhe për t’u përmbyllur me Shkodrën. Artistët më në zë dhuruan interpretime fantastike, që nxoren edhe njëherë tjetër në pah vlerat tona të ruajtura e trashëguara ndër breza. Këngët burimore, kostumet dhe vallet tradicionale, ishin kryefjalë e Fest Folk, traditë që do të vijojë me të tjera risi dhe surpriza edhe në 2025.

Artikulli paraprakBERISHA: ERION VELIAJ KA IKUR NË DREJTIM TË PANJOHUR, DEPOZITAT MË TË MËDHA I KA NË DUBAI
Artikulli tjetërVJEDHJE DHE TRAFIK DROGE, ARRESTOHEN NË QAFË THANË E KAPSHTICË 3 PERSONA