Partia Social Demokrate e cila mori dy mandate deputetësh në qarkun Shkodër dhe një në Tiranë ka festuar këtë rezultat historik bashkë me simpatizantët e kësaj force politike dhe gjithë ata që punuan gjatë fushatës, ditës së zgjedhjeve dhe numërimit të votave.
Kryetari i PSD Tom Doshi u shpreh se 3 mandatet e kësaj force politike do të jenë në shërbim të Shqipërisë.