NË SHQIPËRI Kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur Gjimnazin e Shkodres “28 Nentori” per te uruar festen e 7 Marsit.
Ai ka mberritur mengjesin e se henes, i shoqeruar edhe nga Ministria e Arsimit Lindita Nikolla, kane uruar mesuesit e kesaj shkolle e cila eshte renditur e para ne provimet e matures shteterore, nderkohe qe edhe ne testimin e mesuesve eshte renditur ne vendin e pare sa i takon nivelit te mesuesve. Nderkohe qe per viziten ne Shkoder, Rama ka shkruar edhe ne rrjetin e tij sociale facebook, duke u shprehur : “Privilegj t’u uroja 7marsin mesuesve te 28Nentorit te Shkodres, nr1 ne Shqiperi per rezultatet ne 2015:-) Gezuar festen te gjithe mesuesve!” Gjate kesaj vizite, Kryeministri eshte takuar me mesuesit dhe nxenesit e kesaj shkolle duke vleresuar rezultatet e arritura si nje shkolle model ne shkalle vendi.