Fshati turistik i Thethit mirëpriti Festën e Alpeve që po kthehet në një aktivitet promovues të përvitshëm.

Nënkryetari i bashkisë Shkodër Rudin Beka thotë se kjo festë përcjell vlerat kulturore, traditën dhe kulinarinë.

Dy problemet kryesore në Theth, energjia elektrike dhe mbeturinat kanë gjetur zgjidhje.
Përfaqësues të shoqatës “Dukagjni”, banorë të zonës por edhe të ftuar sollën prodhimet tradicionale jo vetëm të Thethit por krejt zonës së veriut.

Në Festën e Alpeve morën pjesë edhe grupe artistike nga gjitha trevat e veriut të Shqipërisë por edhe Malit të Zi dhe Kosovës.

“Festa e Alpeve” tashmë çdo vit organizohet në Theth ku mbledh të gjithë dashamirësit e apleve dhe bukurive natyrore për promovimin jo vetëm të Thethit por krejt zonës së Dukagjinit.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, ARBITRAT NGA LUKSEMBURGU
Artikulli tjetërNË VELIPOJË MUNGOJNË ROJET BREGDETARE