Mbrëmjen e djeshme në Villorba të Trevisos në Itali një festë beqarie ka përfunduar në tragjedi.

Një 21 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e një sherri të nisur për shkak të zhurmave, ndërsa shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mediat italiane thonë se kanë ndaluar për ngjarjen një shtetas shqiptar dhe një rumun.

Vendi i tragjedisë, siç bëjnë me dije mediat italiane ka qënë një parking në Treviso. Mbrëmë rreth orës 22:30 një grup prej rreth pesëmbëdhjetë të rinjsh me origjinë moldave që ktheheshin nga festa e beqarisë e njërit prej tyre,

Giovanni 24 vjeç janë ndalur për të biseduar. Tonet e larta të zërave të tyre kanë shqetësuar disa persona në pallatin afër të cilit qëndruan të rinjtë.

Mediat italiane thonë se dy apo tre të rinj, rumun apo kombësi të tjera pasi kanë debatuar nga dritarja kanë zbritur poshtë për tu sqaruar me të rinjtë moldavë.

Në sherr e sipër ata kanë përdorur thikat duke lënë të vdekur në vend 21 vjeçarin Igor Ojovanu dhe duke plagosur 7 të tjerë, mes tyre edhe dhëndrin.

Pak orë pas ngjarjes, bëhet me dije se janë ndaluar dy të dyshuar për ngjarjen, një shtetas rumun dhe një shqiptar.

Këta të dy ishin larguar me makinë, ndërsa policia i identifikoi pasi u pikasën në një nga qëndrat shëndetësore teksa shkonin të mjekonin plagët e marra.

Artikulli paraprakDENONCIMI/ “INFERMIERËT RROGA PA SHKUAR NË PUNË, SHKOLLAT S’BËJNË MËSIM”
Artikulli tjetërMBLIDHEN SOCIALISTËT, RAMA I LË ‘FRENAT’ BALLËS, RRAJA: NUK LARGOHEM NGA PS, DJALI IM S’KA DHUNUAR