Festa e birrës në Shkodër patjetër që ka krijuar një atmosferë të këndshme.

Argëtimi gjatë orëve të darkës me të ftuar disa prej këngëtarëve më të mirë patjetër që gjallëron jetën e qytetit. Me qindra të rinj por edhe familjarë i janë drejtuar kësaj feste duke kaluar çaste ndryshe. Në fakt në këtë festë jo gjithçka shkon në mënyrë perfekte. Nëse gjatë orëve të natës pastrimi i mbeturinave që grumbullohen nga lëvizja dhe prania e madhe e qytetarëve ëshët thuajse i pamundur për shkak edhe të orëve të gjata të punës, gjatë ditës është e pafalshme. Vetëm pak metra larg ndertesës së bashkisë Shkodër, mu në zemër të qytetit gjen jo pak por grumbuj mbeturinash që janë lënë të hedhura si të ishte ndonjë geto e braktisur. Kjo natyrisht që është një mungesë përgjegjësia e theksuar e organizatorëve të kësaj feste. Nuk mbetet me kaq sepse një pjesë jo të vogël të përgjegjësisë e ka edhe vetë bashkia Shkodër që lejon hedhjen e mbeturinave në këtë lloj mënyre. Për të mos mjaftuar me qindra qytetarë kalojnë në këto pjesë dhe përballen me këto imazhe aspak të këndshme. Këto ditë janë edhe më intensive në Shkodër për shkak të ndeshjes së kombëtares shqiptare të futbollit. Janë rreth 17 mijë vetë për këtë ndeshje dhe një pjesë e madhe vijnë nga jashtë Shqipërisë por edhe nga qytete të tjera brenda vendit. Lënia e grumbujve të mbeturinave në qendër të qytetit, ngjitur me godinën e bashkisë Shkodër krijon imazh negativ tek vizitorët dhe nuk lë një shije të mirë tek ata. Nëse mungesa e banjove ishte një problematikë kryesore tek festa e birrës, jo pak shqetësuese është edhe prania e mbeturinave.

Artikulli paraprakHAXHINASTO DHE EUROKOMISIONERJA BULÇ NË HANIN E HOTIT
Artikulli tjetërPERAJ: SHPËRNDARJA E LIBRAVE NJË REGRES NË SHQIPËRI