Emigrantët e fshatit Pentar të njësisë Dajç në Shkodër kanë rikthyer festës e Diasporës. Të etur për të afërmit dhe vendlindjen e tyre, u mblodhën bashkë në fshat përmes një udhëtimi me varka në lumin Buna anës së cilit ndodhet fshati duke përfunduar me festën deri në orët e vona në oborrin e kishës së Shën Mëhillit.

Një prej banorëve të Pentarit Lazër Kalivaçi tregon se emigrantët janë ata të cilët edhe pse larg të shpërndarë në shtete të ndryshme kanë investuar për Kishën në fshat por edhe infrastrukturën atje.

Banori kujton edhe kohën para viteve ’90 kur të afërm dhe fshatarë të tjerë për shkak të afërsisë me Malin e Zi duke u ndarë jo shumë larg përmes lumit Buna, arratiseshin drejt shtetit fqinj për t’i ikur komunizmit.

Fshati Pentar, i cili kufizohet me Malin e Zi, Luarzin dhe Dajçin, numëronte para vitit 1991, 120 shtëpi dhe rreth 700 frymë. Kurse sot, per shkak të emigrimit ky numër ka mbëritur në 150 banorë. Nëse do të llogariteshin edhe ata që jetojnë jashtë kufijve, shifra do arrinte në rreth 1400. Amerika, Australia dhe Italia janë shtetet kryesore ku kanë emigruar por pa harruar vendlindjen. Pentari dhe e gjithë njësia Dajç për shkak të bukurive natyrore kanë mundësi të mëdha zhvillimi në turizëm por gjithë këto vite kanë munguar investimet.

Artikulli paraprakNETËT VERORE NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërSHËNGJIN, U FILMUAN DUKE MARRË PARA NGA NJË MAKINË, PEZULLOHEN DHE NIS HETIMI PËR 2 POLICË PATRULLE