Emigrantë të ardhur për pushime në vendin e tyre u bënë bashkë në festën e bashkisë Vau Dejës në qendër të njësisë Bushat. Disa prej artistëve më të mirë shkodran e shqiptar morën pjesë në këtë koncert kushtuar emigrantëve të Vau Dejësit. Kryebashkiaku Kristian Shkreli thotë se emigrantët janë një pjesë shumë e rëndësishme e komunitetit të Vau Dejësit.
Mbrëmja nisi me disa artistë të rinj për të vijuar me emra të njohur si Alma Velaj, Anxhela Peristeri, Ylli Limani dhe për ta përmbyllur me Klajdin dhe Brunën të cilët ndezën atmosferën në këtë koncert.
Koncerti për festën e emigrantëve në Bushat u organizua nga agjensia e spektakleve Buna 1 dhe Buna 2.
Tashmë festa e emigrantëve edhe në Vau Dejës po kthehet në një traditë të përvitshme duke i bërë bashkë në këto koncerte me artistët më të mirë në vend.