Pasi kanë permbyllur 30 ditë agjerim të muajit të Ramazanit, besimtaret mysliman në Lezhë kanë festuar festen e Fiter Bajramit. Falja e namazit u bë në oret e para të mëngjesit në xhaminë e qytetit, ku moren pjesë qindra besimtare, ku për shkak të pjesmarrjes së lartë një pjesë e tyre u detyruan ta kryenin ritualin fetar në pjesen e jashtme të xhamisë.
Në fjalen e tij para besimtareve, Myftiu i Lezhës Sadedin Kotrri, tregoi rëndësinë e kësaj feste, duke kujtuar të gjithë ata që agjëruan përgjatë 30 diteve.
Pas faljes së namazit, myftia e Lezhës hapi dyert për vizita ku të pranishem ishin autoritete lokale, përfaqësues politik dhe të komuniteve fetare të cilët uruan Fiter Bajramin.
Fiter Bajrami është një nga festat më të rëndësishme për besimtaret mysliman.