
Pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit, Besimtaret Mysliman në Lezhë kremtuan festen e Fitër Bajramit.Ata u mblodhën në orët e para të mëngjesit në xhaminë e qytetit për të falur namazin e Fitër Bajramit, ndwrsa rituali fetar u drejtua nga myftiu i Lezhws Sadetin Kotorri.
Në këtë ditë të shënuar, Myftiu i Lezhës pwrcolli një mesazh të veçantë për besimtarët, duke theksuar rëndësinë e sakrificës, solidaritetit dhe mëshirës që përcjell muaji i shenjtw i ramazanit dhe Fiter Bajrami.
Pas faljes së namazit, besimtarët shkëmbyen urime mes njwri-tjetrit, duke ndarë gëzimin e kësaj dite të bekuar. Tradicionalisht, shumë prej tyre vijojnë të vizitojnë familjarët dhe të ndihmojnë ata që janë në nevojë, duke ruajtur kështu frymën e humanizmit dhe bujarisë që përçon kjo festë.