Myftinia Shkodër, 30 mars 2025
Falja e Fitër Bajramit dëshmi e tabanit dhe e traditës islame në Shkodër
Që në orët e para të mëngjesit, të ditës së sotme, e diel, më 30 mars 2025, besimtarë të shumtë iu drejtuan xhamive të Shkodrës për të kryer faljen e Fitër Bajramit.
Atmosfera festive dhe shpirtërore e cila shoqëroi ceremoninë e Fitër Bajramit ishte një dëshmi e tabanit dhe e traditë islame shkodrane. Xhamitë të mbushura plot me besimtarë, të cilët kishin ardhur për marrë pjesë në këtë ditë gëzimi dhe shpërblimi për secilin prej tyre, pas një muaji agjërim dhe adhurimet të shumta, që i kishin kryer gjatë muajit të Begatë të Ramazanit.
Ceremonia qendrore u zhvillua në xhaminë e Parrucës, ku qindra besimtarë, të mbushur me gëzim dhe paqe, falën namazin e Fitër Bajramit. Ligjëratën kryesore e mbajti Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili theksoi rëndësinë e të qënurit besimtarë të vërtetë, adhurues të sinqertë, falënderuar ndaj mirësive, solidarizues me nevojtarët, falës dhe përhapës të vlerave universale islame, të paqes, harmonisë, tolerancës, etj, në shoqëri.
Pas faljes, besimtarët shkëmbyen urime me njëri-tjetrin, duke ndarë gëzimin e kësaj dite të bekuar.
Fitër Bajrami, si një ditë e faljes dhe harmonisë, solli një mesazh të fuqishëm uniteti dhe dashurie, duke forcuar edhe më shumë lidhjet mes besimtarëve dhe komunitetit në Shkodër.
Artikulli paraprakDHJETRA BESIMTAR FALEN NAMAZIN NE XHAMINE E QYTETIT, DUKE NDARE GEZIMIN E KESAJ DITE TE BEKUAR
Artikulli tjetërBERISHA: NJË NGA VENDIMET E PARA DO TË JETË RIKTHIMI I TIKTOK