Në Shllak të bashkisë Vau Dejës u festua për të 5-in vit rradhazi festa e Gështenjës në oborrin e kishës së Shën Prendës. Kjo festë që zhvillohet për të pestin vit me radhë ka edhe mbështetjen e bashkisë Vau Dejës duke mbledhur së bashku banorët e kësaj zone.
Një problem mbetet rruga nga Postriba në Shllak e cila është e amortizuar.
Kjo festë në Shllak u inicua fillimisht nga Mark Gjeka, i cili vijon që të jetë një prej organizatorëve kryesor.
Një rol të rëndësishëm ka famullia e Shllakut e cila mirëpret për të pestin vit festën e gështenjës.
Festës së gështenjës në Shllak iu bashkuan edhe shumë banorë një pjesë e të cilëve nuk jetojnë më atje për shkak të kushteve të vështira.
Në njësinë Shllak të Vau Dejësit janë afro 333 HA tokë me gështenja në një sipërfaqe prej 129 km katror. Festa e gështenjës u shoqërua edhe me një aktivitet artistiko-kulturor dhe ushqimet bio të zonës.