KONSULLI I NDERIT STIGLIANI: SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJT BE. Godina e konsullatës italiane në Shkodër ka gati projektin dhe shumë shpejt pritet që të restaurohet për t’i dhënë një tjetër pamje. Këtë e bëri të ditur ambasadori i Italisë në Shqipëri Masimo Gaiani gjatë ceremonisë së konsullatës italiane për festën e Republikës së Italisë.
Konsulli i nderit i Italisë në Shkodër Vitto Stigliani tha se Shqipëria është në festën e duhur drejt familjes së madhe europiane. Gjatë ceremonisë për festën e republikës së Italisë morën pjesë autoritetet vendore në Shkodër, miq të konsullatës italiane, përfaqësues të biznesit dhe persona që kanë dhënë një kontribut në marrëdhëniet mes dy vendeve.