Si asnjëherë më parë sportdashësit në Shkodër ndoqën një turne boksi në sheshin përpara bashkisë. Në këtë aktivitet të veçantë që është dhe i pari në llojin e tij që u organizua në Shkodër solli për publikun gjashte sfida, tre te boksit olimpik dhe tre te boksit amator.
Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia shprehet se do t’i vijojë bashkëpunimet me federatën e boksit për të sjell të tjera aktivitete gjithpërfshirëse për sport dashësit.
Zef Gjoni trajneri i boksierëve ndër vite në Shkodër e cilëson këtë aktivitet si ndër më të rëndësishmit të zhvilluar më parë.
Fituesit shprehen të lumtur pas përfundimit të ndeshjeve.
“Festa e Kampionëve” u mbështet nga Bashkia Shkoder sëbashku me Federatën Shqiptare të Boksit dhe Federatën e Boksit Profesionist. Ndeshjet amatore dhe ato profesioniste shpallën fitues Nelson Hysa, Arjon Kajoshi, dhe Alban Bermetën.