IMZOT DODË GJERGJI: NË KOSOVË KA BASHKËJETESË FETARE.Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga kremtimi i meshës së shenjtë, udhëheqësi shpirtëror i të krishterëve në Kosovë, imzot Dodë Gjergji dha mesazhe paqeje duke përcjellë edhe atmosferën nga Kisha Katolike në Kosovë e cila është përgatitur me shumë gëzim dhe dashuri për natën e lindjes së Krishtit.
Imzot Dodë Gjergji foli për një marrëdhënie të mirë ndërfetare në Ballkan dhe respektimin e lirisë fetare në Kosovë.
“Unë mendoj që në Kosovë ka liri të mjaftueshme për gjitha bashkësitë fetare, nevojitet që të kultivojmë më shumë tolerancën ndërfetare te botëkuptimi i njeriut tonë, dhe të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë, dhe të vazhdojmë institucionalisht një dialog të sinqertë. Sigurisht që bashkëpunimi i jonë është shumë i mirë dhe i qëndrueshëm, dhe ne kudo që jemi sikur në Shqipëri, Serbi, si në Kosovë, si në Maqedoni, si në Mal të Zi, në të gjitha vendet e botës ne dëshirojmë të jemi kontribut për paqe dhe për dashuri në mes të njerëzve”. u shpreh Ipeshkvi