Vështirësia e shitjes së bagëtive është kthyer në vuajtje për tregtarët e bllokuar prej dy muajsh si pasojë e rrezikut për përhapjen e sëmundjes së dermatozës nodulare.

Prej javësh, tregtarët shesin në mes të rrugës në afërsi të ish fushës së aviacionit, ndërsa thonë se një situatë e tillë është e papranueshme në prag të festës së Kurban Bajramit. Disa prej tregtarëve shkojnë më tej duke thënë se vetëm protestat janë zgjidhje për problemin e tyre. Prej gati dy muajsh, tregu i bagëtive në afërsi të fshgatit Grudë qëndron i mbyllur, ndërsa qytetarët janë zhvendosur pak metra më tutje duke shitur në mes të rrugës. Përsa i përket hapjes së tregjeve, Ministria e Bujqësisë nuk ka dhënë akoma një afat konkret, pasi rreziku i përhapjes së dermatozës nodulare është ende i pranishëm.

Artikulli paraprakJETIMËT KUNDËR ZHVENDOSJES QË PRITET T’I BËJË BASHKIA
Artikulli tjetërVELEÇIKU STËRVITET PËR KAMPIONATIIN E KATEGORISË SË DYTË