Gati 1.6 miliardeë muslimanë në të gjithë botën kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit që nderon gatishmerinë e I brahimit për të flijuar te birin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhërit të Zotit.

Në këtë ditë të rëndësishme të kalendarit islam, familjet mblidhen në lutje dhe degjojnë predikime ne xhami. Në shumë vende, tradita e kërkon qënjerëzit të veshin rrobat e tyre më të mira, të izitojnë të afërmit e sipas mundësive të flijojnë një kafshë zakonisht dele apo dhi, mishi I të cilës ndahet në 3 pjesë.

Familja mban 1/3, 1/3 tjetër jepet për të afërit, shokët dhe fqinjët ndërsa pjesa tjetër shkon për nevojtarët. Në Filipine, dita e Kurban Bajramit u shpall festë kombëtareme qëllim forcimin e marrëdhënieve mes minoriteti musliman dhe shumicës së krishterë.

Njerëzit kane vërshuar në blerje në irak, ndërsa në provincën ivene thuhet se ISIS e ka shpallur të martën ditën e parë të festës duke shkaktuar zemrim mes banorëve të Mosulit.

Në Pakistanin e varfër ku të ardhurat për kokë janë1500 dollarë shumica e njerëzve nuk e blejnë dot një kafshë për ta flijuar. Ndaj familjeet kanë filluar të bashkojnë paratë dhe të ndajnë mes tyre koston dhe mishin e njëlope që rezulton më ekonomike

. Edhe pse ky kremtim zakonisht njihet si periudha e shpezimeve të mëdha,shumë muslimanë këtë vit duket se do ta rrudhin dorën në shpenzm thotë “The Time”. Rënia e çmimit të naftës ka detyruar edhe sauditët e pasur të harxhojnë më pak se zakonisht.

Artikulli paraprakPOLITIKA URON FESTËN E KURBAN BAJRAMIT
Artikulli tjetërSHKODËR, PJETRI: JA DËSHMIA ITALIANE E PASTËRTISË FIGURËS