Kryeministri i vendit, Edi Rama ka nisur i pari nga politika shqiptare urimet ndaj besimtarëve myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Me anë të një videoje në Facebook, Rama tregon pamje nga kantieret e punës për rimëkëmbjen e xhamive në vend.

 

Pas Ramës, një urim ka ardhur edhe nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili ka bërë thirrje që tolerancën si besimtarë, ta plotësojmë edhe me tolerancën si qytetarë.

Në postimin e tij, ai shkruan se xhamitë janë pjesë e thesarit tonë të trashëgimisë historike e kulturore.

Ditën e sotme, mijëra besimtarë myslimanë falën Kurban Bajramin në sheshin Skëndërbej.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.

Në urimin e tij, Ruçi shkruan se ëmbëlsia e besimit është ushqim për një shoqëri humane e mirëqenie për të gjithë.

Gjithashtu kryetari i Kuvendit shprehu nderimin e thellë edhe për pelegrinët nga vendi e Diaspora në malin e shenjtë të Tomorrit duke i vlerësuar ata si një model devotshmërie e përkushtimi.

Pelegrinët në Tomorrin e shenjtë, model devotshmërie përkujdesjes hyjnore t’i shtojmë dashurinë njerëzore. Tolerancën si besimtarë, ta plotësojmë me tolerancën edhe si qytetarë.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ LE PA ENERGJI 80% TE FSHATRAVE DHE VETE QYTETIN E LEZHES
Artikulli tjetërTË DHËNAT E INSTAT/ JA SA ËSHTË NUMRI I SHQIPTARËVE QË NUK KANË LEXUAR ASNJË LIBËR VITIN E SHKUAR