Nën tingujt e muzikës të nxënësve të apasionuar pas pianos u mbyll festa dyditore e liqenit në Shkodër. Pas aktiviteteve promovuese, nxënës të shkollës së muzikës “Prenkë Jakova”, të qendrës kulturore të fëmijëve dhe një grup fëmijësh nga Kosova performuan në piano në sheshin e Shirokës duke dhuruar një pasdite të këndshme për të pranishmit.
Një prej organizatoreve të festës së liqenit Aurora Piroviç shprehet se nxënësit e rinj e zbukuruan festën e liqenit me tingujt e muzikës përmes pianos.
Për dy ditë me radhë liqeni i Shkodrës mirëpriti shumë vizitorë vendas e të huaj ndërsa u zhvilluan një sërë aktivitetesh promovuese, kulturore dhe sportive.