Mes lulesh dhe këngëve, sheshi para bashkise se Shkodres ka qene i mbushur nga qytetaret shkodrane ne kuader te koncertit festiv të organizuar nga Bashkia Shkoder, me rastin e festes se 6 Majit, festes se luleve.
Nje koncert i cili ka nderthurur brezin e ri me traditen, duke i dhuruar shkodraneve nje mbremje festive ne kuader te kesaj date te shenuar tashme per qytetin e Shkodres. 6 Maji, prej 10 vitesh, mban emrin e dites se luleve, nje aktivitet qe organizohet vit pas viti nga Bashkia Shkoder, duke e kthyer qytetin ne nje feste lulesh te nderthurur me aktivitete te shumta, dhe me muziken e perzgjedhur.