Mbi 400 motorristë nga Shqipëria, vende të Rajonit dhe Europa morën pjesë në “Biker Fest” të oragnizuar pas katër vitesh mungesë në Shkodër. Zhurma e motorrëve ndezi festën në qendër të qytetit….

Gent Leva, kryetar i grupit “Shqiponjat e Rrugëve” që organizoi këtë festë thotë se motorristët po kthehen fuqishëm me aktivitete edhe pse mbështetja e institucioneve mungon ndërsa adrenalina e motorrit është e papërshkrueshme….

Shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut si miq në “Biker Fest” e shijuan jo vetëm udhëtimin por edhe atmosferën festive në qytet. Ata thonë se motorri është një pasion i madh edhe pse shpesh i rrezikshëm…

Të shumtë janë ata motorristë që këtë pasion të tyrin po e trashëgojnë edhe tek fëmijët…..

“Biker Fest” zgjati për disa orë teksa motorristëve iu bashkuan edhe shumë qytetarë shkodran në pedonalen përpara bashkisë duke festuar nën tingujt e muzikës.

Artikulli paraprakKAMPIONI QË JETON DUKE ÇARË DRU
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 26 QERSHOR 2023