Ardhja e festes se pashkeve dhe 1 majit ka krijuar rradhe te gjata ne piken kufitare te Muriqanit.
Edhe pse po punohet me kapacitete maksimale sërish ka qenë e pamundur që të ketë një efektivitet aq të madh në eleminimin e radhëve kilometrike te automjetetve. Sipas te dhenave te policise kufitare ne 24 oret e fundit jane rregjistruar rreth 2000 shtetes ku thuajse dyfishi I tyre kane dale nga dogana e muriqanit drejt shtetit fqinj malit te zi. Nderkohe per drejtuesit automjeteve vonesat gjate kontrollit jane te pajustifikuesheme ndersa shprehen te pakenaqur per sherbimin qe iu ofrohen . gjithnjë ne prag festash në doganën e Muriqanit krijohen radhe te gjata pasi fluksi i lëvizjeve është më i madh se zakonisht. Por kjo situate krijohet edhe nga masat e shtuara te kontrollit qe ushtrojne policitë kufitare qoftë të Shqipërisë por edhe të Malit të Zi në kuadër të masave që janë marrë për sigurinë kombëtare. Por megjithese, Për të përballuar fluksin policia kufitare ka ka vendosur ne funksion te gjitha sportelet perseri evitimi i radhëve ka qënë i pashmangshëm .