Të krishterët ortodoksë në Shkodër kremtuan gjatë së dielës ditën e Pashkëve, teksa hapën dyert për vizita në Katedrale.
Përfaqësues të partive politike uruan për më shumë paqe, harmoni dhe begati në familjet e të gjithë besimtarëve. Vizitat u pasuan edhe nga përfqësues të komunitetit mysliman në Shkodër, të cilët vunë theksin tek harmonia fetare dhe bashkëpunimi ndërmjet komuniteteve.
Këtë vit, festa e Pashkëve u festua në të njëjtën ditë për besimtarët katolikë dhe ortodoksë. Ndër vite, data e kremtimit të kësaj feste ka qenë e ndryshme për këto dy besime të krishtera.