Sot është festa e Flamurit, teksa gjithë shqiptarët bashkohen në këtë ditë për të kremtuar 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë në Vlorë. Urime për Pavarësinë e shtetit tonë kanë ardhur dhe nga prania diplomatike në Tiranë.

Prania e Bashkimit Europian në Tiranë përmes amabasadorit Silvio Gonzato shprehen se ky përvjetor e gjen Shqipërinë me çeljen e negociatave për grupkapitullin e parë, ndërkohë që ka shumë sfida përpara drejt anëtarësimit në BE.

‘Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri!

Hapja e negociatave të anëtarësimit për Grupkapitullin e parë mbi themelorët këtë vit është një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në familjen e Bashkimit Evropian. Shumë sfida janë përpara, por BE-ja është e përkushtuar të qëndrojë në krah të Shqipërisë në çdo hap.’

Artikulli paraprak112-VJETORI I PAVARËSISË/ URIME NGA KOSOVA, KURTI: KY 28 NËNTOR NA GJEN ME PROJEKTIN E MEMORIALIT TË ADEM JASHARIT
Artikulli tjetërFESTA E PAVARËSISË/ AMERIKANI KËNDON HIMNIN E FLAMURIT, AMBASADA E SHBA-SË URON SHQIPTARËT (VIDEO)