“Festa e shegës”, promovimi i vlerave dhe resurseve të trashëgimisë kulturore, natyrore dhe produkteve është aktiviteti që u organizua në njësinë administrative Ana e Malit në Shkodër.
Ky aktivitet realizohet nga bashkia Shkodër në bashkëpunim me projektin Agro Turizëm Albania, të mbështetur nga USAID dhe Ambasada e Suedisë.
Në fjalën e saj Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi u shpreh se Ana e Malit mbetet një nga zonat me interes për zhvillim.
Ndërkohë Ademi përmendi disa nga investimet që pritet të nisin në këtë njësi administrative.
Aktiviteti u përshëndet edhe nga këshilltari i bashkisë Marin Pema.
Në panairin e organizuar në Anën e Malit u prezantuan produktet vendase, pasuritë kulturore dhe gatimet tradicionale të zonës.
Ndërsa elementi me perfaqesues i këtyre vlerave është Shega e cila është karakteristikë e kësaj zone