Për të tretin vit radhazi Ana e Malit feston festën e Shegës një aktivitet ky I cili ka ardhur nga iniciativa e vetë banorëvë të zonës. Në këtë aktivitet u organizuar panairi tradicional ku u promovuan vlerat dhe resurset të trashëgimisë kulturore, natyrore dhe produkteve të zones. Ky aktivitet realizohet nga bashkia Shkodër në bashkëpunim me projektin Agro Turizëm Albania, të mbështetur nga USAID dhe Ambasada e Suedisë.
Në fjalën e saj Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi u shpreh se Ana e Malit mbetet një nga zonat me interes për zhvillim.
Në panairin e organizuar në Anën e Malit u prezantuan produktet vendase, pasuritë kulturore dhe gatimet tradicionale të zonës.Ndërsa elementi me perfaqesues i këtyre vlerave është Shega e cila është karakteristikë e kësaj zone