Në Lezhë u organizua festa e shegës, një ngjarje tradicionale që kremton frutin simbol të këtij rajoni. Eventi kulturor i titulluar “Shega Fest”, u gërshetua me këngë e valle dhe përveç promovimit të vlerave të shegës që po pasuron gastronominë e restoranteve të zonës, në panair u ekspozuan gatimet tradicionale si dhe etnografia e pasur e kësaj zone.Shega është kthyer edhe ne një nga produktet më të përdorura në gatim.

Drejtori i Turizmit dhe Kultures në Bashkinë Lezhë Renaldo Xhani tha se shega është jo vetem një produkt i rëndësishem për bujqësinë, por është dhe një simbol i kultures dhe traditës së Lezhës.

Ne Lezhe kultivohen rreth 120 hektare shege dhe prodhimi kete vit ka qene i bollshem, por problem për fermeret mbetet mungesa e tregut.

Artikulli paraprakKURBIN, ARRESTOHET KREU I NJESISË FUSHË-KUQE
Artikulli tjetërBERDICË, RRUGA E AMORTIZUAR PREJ VITESH