Besimtaret e krishterë në Lezhë kremtuan festen e “Shën Kollit”, pajtorit të kësaj dioqeze. Proçesioni fetar nisi nga katedralja e vjeter e “Shën Kollit”, që sot ndodhet memoriali i Gjergj Kastriotit.Pasi u luten aty, besimtaret të udhëhequr nga përfaqësuesit e klerit katolik shkuan drejt katedrales së re të qytetit ku u mbajt dhe mesha e shenjtë, e cila u drejtua nga nunci apostolik në Shqipëri Imzot Luigi Bonazzi.
Ipeshkvi i diaqozes së Lezhës Otavio Vitale thotë se “Shën Kolli” është shenjti që gëzon me dhurata fëmijet dhe ndihmon përsonat në nevojë.
Në të njejten linjë ishte dhe nunci apostolik në Shqipëri Imzot Luigi Bonazzi, i cili duke ju referuar “Shën Kollit” tha se të gjithë kemi nevojë të marrim ato dhurata për të jetuar mire jeten e krishtere dhe njerëzore.
“Shën Kolli” festohet nga besimtaret katolik çdo 5 dhjetor në mbrëmje ku me këtë rast është traditë të flijohet një gjel apo bageti dhe është traditë që para se të darkohet, të ndezet qiriu i Shën Kollit.