Gjatë kësaj fundjave në tregun e bagëtive që ndodhet në Stom-Golem të njësisë Rrethina në Shkodër ka patur një fluks më të madh blerësish se në ditët e zakonshme. Qytetarë të ndryshëm, i janë drejtuar ketij tregu me rastin e festës së Shën Kollit. Kolë Vojvoda veterineri në këtë treg thekson se çmimet këtë vit janë rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar.

Veterineri shprehet se të gjithë bagëtitë të cilat tregtohen në këtë treg kanë çertifikatën e vaksinimit.

Në tregun e bagëtive në Stom-Golem janë rreth 60 tregtarë të cilët vijnë çdo të dielë nga zona të ndryshme me makina të ngarkuara me kafshë të gjalla për të shitur.

Artikulli paraprakPRIMARET E PD NË LEZHË, PAKËNAQËSITË E KANDIDATËVE
Artikulli tjetërPRIMARET, PD VOTON PËR KANDIDATËT PËR KRYETAR BASHKIE