Besimtarët e krishterë, kanë kremtuar këtë të martë festën e Shën Markut
, apo autori i ungjillit të dytë, një pjesë të mirë të jetës e kaloi duke ndjekur e bashkëpunuar në veprimtarinë apostolike të apostujt kryesorë, Palit, të cilit i qe afër edhe gjatë burgimit, e pastaj si dishepull i Pjetrin , shkroi ungjillin e dytë, duke mbledhur predikimin e apostullit mbi të thënat e mbi faktet e Jezusit, shpallur Bir të Hyjit të dëftuar nga Ati Qiellor. Besimtarët e krishterë në Vau Dejës kanë kremtuar kete festë në kishën qe mban të njejtin emer, nderkohe qe nje mesazh për besimtarët ka përcjellë kryetari I Bashkisë Vau Dejës Zef Hila. Besimtarët e krishterë festojnë cdo vit këtë festë të rëndësishme për mbarë besimtarët, duke percjelle mesazhe paqeje dhe harmonie mes njeri tjetrit .