Këtë të premte, besimtarë të krishterë në Shirokë, kanë festuar festën e Shën Rrokut. Një festë kjo e cila bashkon besimtarë vendas dhe ato të kthyer nga emigracioni. Frati Giusseppe Lancelloti, I cili udhëhoqi procesionin prej më shumë se 2 orësh tregon kuptimin e kësaj feste shekullore.

Procesioni I cili mbante titullin “Thirrja në Shenjtërim” është një thirrje drejtuar të gjithë besimtarëve të krishterë tregon frat Giusseppe Lancelloti.

Si asnjëherë më parë, procesioni I mbajt edhe në lumin Buna për të bekuar peshkatarët që kryesisht jaën banorë në Shirokë, të cilët sigurojnë jetën nga të ardhurat e peshkimit.
Në fund të ceremonisë së procesionit, besimtarët iu drejtuan kishën ku u mbajt edhe mesha kushtuar Shën Rrokut.

Artikulli paraprak“ARREST ME BURG” PËR SADETIN ERKOÇEVIQ
Artikulli tjetërTËRHEQJA E PJETRIT, RAMA: AI NUK ËSHTË KRIMINEL